Mc Kresha shpjegon pse publiku është kaq i lidhur me këngën ‘Semafori’

Mediale Vip

Mc Kresha shpjegon pse publiku është kaq i lidhur me këngën ‘Semafori’

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 19:51
Mc Kresha

Të gjithë e kemi dëgjuar të paktën një herë këngën 'Semafori' të Mc Kresha dhe Lyrical Son, aq më tëpër pas bujës së jashtëzakonshme që kënga ka, edhe 2 vite pas lancimit të saj.

Një nga arsyet se pse kjo këngë është kaq e veçantë lidhet pikërisht edhe me interaktivitetin që ka me fansat, të cilët, në çdo koncert, mund t'ia këndojnë kolektivisht tekstin nga fillimi në fund.

Në një nga intervistat e tij së fundmi, Mc Kresha ka folur mbi suksesin e 'Semafori'-t, duke ia atribuar bujën faktit që ai dhe kolegu i tij, Lyrical Son, këndojnë vazhdimisht 'live'. Në këtë mënyrë, sipas tij, arrihet të krijohet një lidhje me dëgjuesin duke dhuruar emocione të ndryshme në çdo koncert.

"Unë dhe Lyricali nuk jemi si këngëtarët e tjerë që këndojnë 'playback' dhe 'voiceover', bërtasin vetë e kënga vazhdon. Ne s'bëjmë ashtu. Ne këndojmë. E kryejmë punën. Prandaj publiku e këndon 'Semaforin', ata kanë lidhje me ne, kanë ndjesi. Kur këndon live ke emocion, s'mundesh të këndosh para një publiku e mos të kesh emocion, se ne s'jemi robotë. çdo performancë duhet të bëhet sa më profesionalisht, por ekspresionimi asnjëherë s'është i njejtë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat