Enca paralajmëron bashkëpunimin me Muharrem Ahmetin “Albanian”, publikohet javën e ardhshme

Mediale Vip

Enca paralajmëron bashkëpunimin me Muharrem Ahmetin “Albanian”, publikohet javën e ardhshme

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 20:36
Enca dhe Muharrem Ahmeti

Këngëtarja e njohur, Enca ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor.

Dhe pas një pauze prej më shumë se dy vitesh, artistja tashmë ka njoftuar se por rikthehet me një këngë të re.

Ndërkohë, në një postim të fundit në llogarinë e saj në Instagram ka zbuluar detaje të reja nga projekti që do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin Muharrem Ahmeti.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ENCA (@enca)

“Enca ft Muharrem Ahmeti – Albanian, publikohet javën tjetër. Kush po pret shqipe?”, ka shkruar këngëtarja sipër një imazhi.

Theksojmë që kjo shënon bashkëpunimin e dytë mes ty këngëtarëve, të cilët në vitin 2019 sollën këngën “Hajde”.

Projekti i tyre u mirëprit nga fansat dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 20 milionë klikime në kanalin zyrtar të Encës në YouTube.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur këtë herë dyshja, por që një duet i tyre i radhës padyshim do të jetë i mirëpritur nga fansat e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat