Jonida Vokshi zbulon nëse do të jetë prezantuese e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova

Mediale Vip

Jonida Vokshi zbulon nëse do të jetë prezantuese e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 14:19
Jonida Vokshi

Pas një edicioni të parë të suksesshëm Big Brother VIP Kosova, ‘reality-show’ është gati për një të dytë.

Ndonëse ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë, BBVK 2 pritet të nisë në vjeshtën e këtij viti.

Por, kureshtja e publikut mbetet edhe për drejtuesit e spektaklit nëse do të jenë të njëjtën apo do të ketë ndonjë ndryshim.

Megjithatë, prezantuesja e edicionit të parë, Jonida Vokshi ka lënë të kuptohet se ajo do të rikthehet me moderim edhe në të dytin.

Kështu ka deklaruar aktorja shqiptare gjatë një pyetësori që ka zhvilluar me fansat në Instagram.

Image
Jonida Vokshi

“Kur do të shohim në BBV Kosova?”, ishte pyetja e një ndjekësi, të cilës Jonida iu përgjigje duke thënë: “Në vjeshtë”.

Ndryshe, kujtojmë që fituesi i BBVK 1 u shpall reperi nga Shqipëria, Stresi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat