“Jemi një ekip ëndërrimtarësh” – Dafina Zeqiri ka një falënderim të veçantë për ata që e ndihmuan përgjatë karrierës

Mediale Vip

“Jemi një ekip ëndërrimtarësh” – Dafina Zeqiri ka një falënderim të veçantë për ata që e ndihmuan përgjatë karrierës

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 11:04
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po përmbyll një sezon të suksesshme verore, me angazhime të shumta në koncerte e mbrëmje muzikore.

Artistja krahas kësaj solli edhe një numër të madhe projektesh, shumica prej të cilave bashkëpunime.

E për një rezultat të suksesshëm, Dafina së fundmi ka falënderuar ekipin e saj për punën dhe përkushtimin.

34-vjeçarja ka ndarë disa fotografi nga një prej koncerteve të fundit, teksa shihet e veshur me një bluzë një formë të bikineve me një litar me shkëlqim që e vendosi rreth belit dhe pantallona të gjerë të zi.

Teksa dukej në super formë duke performuar para fansave të shumtë, Dafina tha se këtë nuk do të mund ta bënte pa ekipin e saj.

“Nuk mund ta bëja atë që bëj pa ekipin tim. Ju dua shumë të gjithëve. Faleminderit për përkushtimin, angazhimin dhe punën tuaj! Moneyz Music. Ne jemi një ekip ëndërrimtarësh. Ne besojmë në atë që bëjmë dhe njerëzit rreth nesh”, ka shkruar autorja e “Malli”.

Ndërkohë, aktualisht Dafina po shijon suksesin e këngës së fundit që solli në bashkëpunim me kantauotrin, Elgit Doda “Si mua”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat