Mesazhi i Beyonce për Lizzon mes akuzave për ngacmime seksuale

Mediale Vip

Mesazhi i Beyonce për Lizzon mes akuzave për ngacmime seksuale

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 19:15
Beyonce- Lizzo

Beyonce e bëri të qartë qëndrimin e saj për Lizzon në shfaqjen e saj të fundit të turneut.

Fansat kanë pyetur për miqësinë mes dy këngëtareve pasi Lizzo u akuzua për ngacmim seksual nga disa ish-punonjëse, të cilët kanë dalë me akuza tronditëse.

Lizzo, 35 vjeçare, i ka mohuar pretendimet dhe i ka hedhur poshtë akuzat si ‘histori të bujshme’ dhe ‘të pabesueshme’.

Që atëherë, krijuesja e hitit “Special” ka mbetur jashtë vëmendjes dhe performanca e saj e ardhshme e planifikuar në “Made In America” në shtator është ndërprerë për shkak të anulimit të festivalit këtë vit.

Megjithatë, mund të jetë një ngushëllim për Lizzon që idhulli dhe shoqja e saj Beyonce, 41 vjeçe, ende e mbështet atë.

Gjatë turneut të saj të fundit në Atlanta të hënën mbrëma, Beyonce u filmua duke thënë emrin e Lizzos në remiksin e saj “Break My Soul”, duke shtuar: “Të dua, Lizzo”.

Fansat u befasuan nga përkrahja e hapur mes akuzave për ngacmim, pasi Beyonce e cila është jashtëzakonisht private zakonisht distancohet nga çdo polemikë.

Më parë mendohej se Beyonce e kishte hequr emrin e Lizzos nga remiksi i “Break My Soul” pasi ajo nuk e tha emrin e këngëtares si zakonisht në ditën kur u ngritën akuzat.

Megjithatë, ajo e riktheu thirrjen në koncertin e saj të radhës.

Në një deklaratë të gjatë, ajo tha: “Këto ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe jashtëzakonisht zhgënjyese. Etika ime e punës, morali dhe respekti im janë vënë në pikëpyetje. Karakteri im është kritikuar”.

Ajo vazhdoi: “Zakonisht zgjedh të mos përgjigjem ndaj akuzave të rreme, por këto janë po aq të pabesueshme sa duken dhe shumë të egra për të mos u adresuar”.

“Këto histori të bujshme vijnë nga ish-punonjës të cilët tashmë kanë pranuar publikisht se atyre u është thënë se sjellja e tyre në turne ishte e papërshtatshme dhe joprofesionale”.

Lizzo më vonë shtoi: “Nuk ka asgjë që e marr më seriozisht sesa respekti që meritojmë si gra në botë. Unë e di se çfarë ndjesie është të jesh i turpëruar çdo ditë dhe absolutisht nuk do ta kritikoja apo largoja një punonjës për shkak të peshës së tij”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat