Lansohet në YouTube kënga “Rri” e Ledri Vulës

Mediale Vip

Lansohet në YouTube kënga “Rri” e Ledri Vulës

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 21:38
Ledri

Rap-artisti i njohur, Ledri Vula, ka publikuar një tjetër këngë në YouTube nga albumi i ri “1 Goat për ty”.

Bëhet fjalë për projektin “Rri”, i cili renditet në vendin e 12-të, në listën e albumit.

Muzika dhe producimi është bërë nga producenti Rzon me video nga Supercut Studio.

Nën drejtimin e Besian Durmishit dhe Adea Kelmendit, kjo këngë tashmë ndodhet në kanalin zyrtar të 37 vjeçarit.

I njëjti gjatë ditës së sotme (e martë) solli dhe një tjetër këngë në YouTube të titulluar “Paparazzi”.

Në albumin e Ledrit përfshihen gjithsej 14 këngë si: “Një Goat për ty”, “Robot”, “2 Pasaporta” me MC Kreshën dhe Vig Poppën, “BoomBoom” me Mozzikun, “Gjendja”, “Paparazzi”, “Walk Away” me Butën, Singin dhe Lumi B, “Omel” me Lyrical Son, “Prek”, “Win Win” me Capital T, “Mrena” me Lumi B”, “Rri”, “Po du me nejt” dhe “Përshëndetje Hejter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat