Madonna sërish e vazhdon turin e koncerteve pasi u shërua

Mediale Vip

Madonna sërish e vazhdon turin e koncerteve pasi u shërua

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 07:51
Madonna

Diva e muzikës botërore, Madonna, është kthyer sërish me koncertet e saja.

Live Nation konfirmoi datat e reja për turneun festiv të Madonna-s të martën, një muaj pasi Mbretëresha e Popit njoftoi se turneu i saj i ardhshëm botëror do të nisë në Evropë në tetor bashkë me datat e Amerikës së Veriut që do të riplanifikohen.

Duke festuar 40-vjetorin e albumit debutues të Madonna-s, turneu do të nisë në Londër në tetor dhe do të përfundojë në Meksikë në prill 2024, me pjesën e Amerikës së Veriut që fillon më 13 dhjetor në Brooklyn.

“Riplanifikimi i të gjitha shfaqjeve ishte prioriteti numër një. Fatkeqësisht, për shkak të problemeve të planifikimit, disa shfaqje të shënuara më poshtë do të anulohen”, njoftoi Live Nation në një njoftim për shtyp.

“Madonna shpreh keqardhje për shqetësimin e fansave dhe shpreson të performojëë në ato vende në të ardhmen.”

Shfaqjet e planifikuara më parë që janë anuluar dhe do të rimbursohen janë 27 korriku në Tulsa, 22 dhjetor në Nashville, 15 janar në San Francisko, 18 janar në Las Vegas dhe 20 janar në Phoenix, shkruan People.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat