Rita Ora uron bashkëshortin për ditëlindjen e 48-të: Faleminderit që më ke treguar se çfarë është dashuria

Mediale Vip

Rita Ora uron bashkëshortin për ditëlindjen e 48-të: Faleminderit që më ke treguar se çfarë është dashuria

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 19:47
Rita Ora dhe Taika Waititi

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora është një prej personazheve më të ndjekur në rrjete sociale.

Artistja me origjinë nga Kosova së fundmi ka bërë një dedikim të ëmbël për bashkëshortin e saj, Taika Waititi, i cili feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e 48-të.

Biondja, e cila u martua me regjisorin nga Zelanda e Re vitin e kaluar, shkroi një urim të veçantë për ditëlindjen e partnerit të saj në llogarinë e saj në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen burrit më të zgjuar që kam takuar ndonjëherë në jetën time”, kanë qenë fjalët e 32 vjeçares.

“Ti më mban në momente që nuk mendoj se mundem. Faleminderit që më tregove se çfarë është në të vërtetë dashuria. Të dua”, shtoi tutje këngëtarja.

Në postim, krijuesja e hitit “Anywhere” ndau disa fotografi të përbashkëta të tyre, duke filluar me dy imazhe të regjisorit të “Thor: Love and Thunder”.

E fundit ishte një video e çiftit me një këngë në një makinë lëvizëse.

Duhet kujtuar që dyshja festuan përvjetorin e martesës në fillim të këtij muaji. Ata ndanë të gjitha detajet për martesën e tyre sekrete në një intervistë për revistën ‘Vogue’.

“Ajo më propozoi dhe unë i thashë ‘po’ në çast, zbuloi Taika teksa përmendi edhe vendndodhjen e dasmës së tyre, e cila u përfol se ishte Londër apo Francë”, u shpreh ai.

“Ishin rreth tetë njerëz atje – vetëm miqtë e ngushtë dhe familja dhe prindërit në Zoom”, shtoi Taika.

Rita dhe Taika përndryshe u njohën me njëri-tjetrin në vitin 2021, gjatë kohës që artistja shqiptare ndodhej në Australi për spektaklin e talenteve “The Voice Australia”, ku ishte pjesë e panelit të jurisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat