Tori Kelly me turne pas hospitalizimit

Mediale Vip

Tori Kelly me turne pas hospitalizimit

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 21:01
Tori Kelly

Këngëtarja 30-vjeçare Tori Kelly njoftoi një turne të ri në Amerikën e Veriut, të quajtur “Take Control”, të martën pas shqetësimeve shëndetësore në korrik.

Turneu “Take Control” fillon më 10 shtator në Toronto dhe përfundon më 26 shtator në Los Angeles, raporton Upi.

“Kanë qenë disa ditë të frikshme, por unë i ndjej lutjet tuaja dhe nuk mund të ndalem së menduari për ju”, u tha këngëtarja fansave në Instagram.

“Unë po ndihem më e fortë tani dhe me shpresë, por fatkeqësisht ka ende disa gjëra për të zbuluar”, shtoi këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat