Diletta Leotta bëhet nënë për herë të parë, në ditën e saj të lindjes

Mediale Vip

Diletta Leotta bëhet nënë për herë të parë, në ditën e saj të lindjes

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 07:17
Prezantuesja dhe partneri i saj, portieri i Newcastle, Loris Karius kanë postuar në rrjetet sociale fotot e para të vogëlushes së tyre, Aria.

Diletta Leotta është bërë mama në 32-vjetorin e lindjes.

Prezantuesja dhe partneri i saj, portieri i Newcastle, Loris Karius kanë postuar në rrjetet sociale fotot e para të vogëlushes së tyre, Aria.

“Sot kam rilindur falë teje. Mirëserdhe Aria! Je dhurata më e bukur që mund të dëshironim!”, shkruhet në postim.

Leotta e ka zgjedhur emrin e vajzës pas momenteve të para që e ka mbajtur në krahë. Në një intervistë të disa kohëve më parë, ajo tha:

“Emrin? Në fillim dua ta shoh në sy. Kam vendosur të veproj kështu. Do të ndjek instinktin”.

Leotta e dha lajmin e shtatzënisë më 24 Mars dhe ka zbuluar se ajo vetë e mësoi gjatë vigjiljes së Krishtlindjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat