Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez shijojnë pushimet në Kroaci, shoqërohen nga Katy Perry, Orlando Bloom dhe Usher

Mediale Vip

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez shijojnë pushimet në Kroaci, shoqërohen nga Katy Perry, Orlando Bloom dhe Usher

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 09:06
Foto gjatë pushimeve

Katy Perry dhe Orlando Bloom iu bashkuan miliarderit Jeff Bezos dhe të fejuarës së tij, Lauren Sanchez, në pushimet e tyre evropiane.

Çiftet e famshme u panë edhe me Usher teksa po udhëtonin rreth Dubrovnikut, Kroaci, të mërkurën (16 korrik).

Ata u panë duke ecur përgjatë rrugës kryesore të qytetit përpara se të hipnin në një varkë së bashku me disa të tjerë, shkruan PageSix.

Perry, 38 vjeçe dhe Bloom, 46-vjeçar, dukej se kishin koordinuar veshjet e tyre, këngëtarja e veshur me një fustan të bardhë me mëngë të gjata, ndërsa aktori kishte një bluzë të bardhë me jelek dhe pantallona të shkurtra.

Sa i përket Bezos, ai kishte veshur një bluzë të kaltër me pantallona të bardha, ndërsa Sanchez binte në sy me një mini-fund jeshil dhe bluzë të zezë.

Ndërkohë, Usher, u pa i veshur me një këmishë shumëngjyrëshe me kopsa dhe pantallona të bardha.

Themeluesi i Amazon, 59 vjeç, dhe Sanchez, 53 vjeç, kanë lundruar nëpër Evropë që para festës së tyre luksoze të fejesës në Positano, Itali, në fillim të këtij muaji.

Të ftuarit përfshirë Bill Gates, morën pjesë në ekstravagancën që u zhvillua në mega-jahtin e Bezos, prej 500 milionë dollarësh.

Kris Jenner, Corey Gamble, Leonardo DiCaprio, Tobey Maguire dhe Andrew Garfield ishin gjithashtu pjesë e festimeve.

U raportua se në maj Bezos i kishte propozuar të dashurës së tij prej pesë vitesh me një unazë që vlerësohet të kushtojë 2.5 milionë dollarë (2.9 milionë euro).

Propozimi “privat” thuhet se u bë në Spanjë përpara se të niseshin në jug të Francës për Festivalin e Filmit në Kanë.

Bezos ishte i martuar më parë me MacKenzie Scott për 26 vjet. Ata kanë katër fëmijë.

Sa i përket Sanchezit, ajo ka një djalë dhe një vajzë me ish-bashkëshortin Patrick Whitesell. Ajo gjithashtu ka një djalë me lojtarin e NFL, Tony Gonzalez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat