Përmes imazheve provokuese, Enca zbulon se kënga e saj e re publikohet të premten

Mediale Vip

Përmes imazheve provokuese, Enca zbulon se kënga e saj e re publikohet të premten

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 14:30
Enca

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca prej disa ditësh ka njoftuar fansat e saj se po ritkhehet në muzikë pas një pauze të gjatë.

Në disa postime në rrjetet sociale, ajo dha detaje duke zbuluar se kënga mban titullin “Albanian” dhe vjen në bashkëpunim me këngëtarin, Muharrem Ahmeti.

Enca ndau disa foto të reja provokuese, ku shihet e veshur me një fustan me dekolte të hapur.

Image
Enca

Në mbishkrimin e postimit, ajo tha se këngë më e re nga ajo pritet të publikohet të premten, më 18 gusht.

“Albanian” – Të premten, në të gjitha platformat”, ka shkruar Enca.

Kujtojmë që projekti i fundit i Encës është ai solo “Suavele” që e lansoi në korrik të vitit 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat