Angelina Jolie e punëson vajzën si asistente personale

Mediale Vip

Angelina Jolie e punëson vajzën si asistente personale

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 21:58
Angelina Jolie dhe vajza

Të jesh vajza e aktorës së madhe Angelina Jolie, duket se nuk është dhe aq privilegj.

Aktorja e ka punësuar vajzën e saj Vivienne Jolie-Pitt, si asistente personale.

Kjo i bie se 15-vjeçarja, nuk mund t’i ketë gjërat që do pa punuar.

Vivienne do të angzhohet në prodhimin e ardhshëm Broadway të “The Outsiders”.

Lidhur me këtë ka folur edhe diva e filmit.

“Viv më kujton nënën time sepse ajo nuk fokusohet të jetë në qendër të vëmendjes, por të jetë një mbështetje për të tjerët”, tha Jolie.

Vivienne dhe vëllai i saj binjak, Knox, janë fëmijët më të vegjël të Jolie dhe ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt.

Ish-çifti ka edhe disa fëmijë./klankosova

Shiloh, 17 vjeç, Zahara, 18 vjeç, Pax, 19 vjeç dhe Maddox, 22 vjeç.

Ata rritën së bashku gjashtë fëmijët e tyre derisa u ndanë në vitin 2016 pas 12 vitesh lidhje.

Divorci u zyrtarizua në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat