U përfol për një pritje të ëmbël, Luizi sqaron ndjekësit

Mediale Vip

U përfol për një pritje të ëmbël, Luizi sqaron ndjekësit

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 23:02
Luizi dhe Kiara

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë duke shijuar udhëtimin e fituar në Bodrum gjatë eksperiencës së tyre në “Big Brother VIP”, teksa kanë qenë mjaft aktivë me postime në rrjete sociale duke na përditësuar me momentet e tyre së bashku.

Në një nga videot “live” gjatë pushimeve, Luizi ka cekur edhe një thashethem të përhapur për një shtatzëni të mundshme të Kiarës, duke e mohuar.

“Këtu nuk kemi test shtatzanie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”- është shprehur Luizi duke hedhur poshtë një herë e mirë të gjitha komentet e pavërteta.

Artisti shkodran dhe bukuroshja nga Lushnja vlen të ceket se kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në natën finale të këtij spektakli (7 maj).

Të njëjtit tani po vazhdojnë me angazhime në fushat e tyre, njëri si këngëtar e tjetra si moderatore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat