Pavarësisht marrëdhënieve të ftohta, Harry dhe Meghan Markle janë ftuar në ditëlindjen e Mbretit Charles

Mediale Vip

Pavarësisht marrëdhënieve të ftohta, Harry dhe Meghan Markle janë ftuar në ditëlindjen e Mbretit Charles

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 00:14
Princi Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë pranuar një ftesë për ditëlndjen e 75-të të mbretit Charles këtë vit, sipas një eksperti mbretëror.

Ata kanë pasur një marrëdhënie të ftohtë me familjen mbretërore që kur ata dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore në vitin 2020.

Angela Levin beson se mbreti Charles dëshiron të ketë pranë Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it në përpjekje për të parë nipin Archie si dhe mbesën Lilibet.

“Nëse Harry dhe Meghan duan të gjejnë një justifikim, ky është vendimi i tyre”, tha ajo.

Megjithatë, ajo paralajmëroi: “Ai mund të ‘zhduket’ nëse Harry pret një kërkim falje”.

Nuk ka plane zyrtare të publikuara se si Mbreti Charles planifikon të kalojë ditëlindjen e tij të 75-të këtë vit, por mendohet se ai do të zgjedhë një festë të vogël familjare.

“Charles është i gjithi për publikun dhe jo të qenit ekstravagant. Ai me të vërtetë kujdeset”, tha Angela.

Çifti i famshëm janë zhvendosur në Kaliforni pas largimit nga jeta dhe detyrat mbretërore.

Ata kanë qenë në vëmendje për shkak të intervistave që kanë bërë, me anë të të cilave kanë goditur familjen mbretërore.

Pas këtyre, marrëdhëniet kanë qenë të ftohta edhe mes Harryt dhe Princit William. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat