Nëna apo nusja vjen e para? Luizi i përgjigjet ndjekësve të tij

Mediale Vip

Nëna apo nusja vjen e para? Luizi i përgjigjet ndjekësve të tij

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 07:13
Kiara- Luizi

Prej disa ditësh, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë qenë me pushime së bashku. Edhe pse po kalojnë disa ditë pushimi, ata kanë postuar shpesh në rrjetet sociale.

Ditën e djeshme, këngëtari ka dalë live në Instagram ku i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve.

Një pyetje ka qenë nëse nëna apo nusjaështë e para. Luizi tha se është nëna për shkak të atyre që kanë kaluar bashkë, por edhe për Kiarën jep jetën.

“Pyetja duhet bërë kështu ‘Kur je keq thua o Kiara vdiqa, apo o nënë vdiqa’. Sigurisht është nëna. Tani unë nuk kam kaluar me Kiarën aq gjëra, aq sakrifica sa kam parë me nënën. Secila ka vendin e vet. Edhe Kiarën e dua, jap jetën për të.”- tha Luizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat