“Barbie” nuk njeh kufij, filmi kalon edhe “The Dark Knight” për fitimet më të mëdha

Mediale Vip

“Barbie” nuk njeh kufij, filmi kalon edhe “The Dark Knight” për fitimet më të mëdha

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 09:04
“Barbie”

Filmi i Greta Gerwig është filmi i dytë me fitimet më të mëdha gjatë një viti në mbarë botën.

“Barbie” është bërë filmi me fitimet më të larta në historinë e Warner Bros në SHBA, duke kaluar edhe filmin e Christopher Nolan të vitit 2008, “The Dark Knight”.

Siç raportohet nga “Variety”, “Barbie” ka kaluar 537.5 milionë dollarë fitime të brendshme duke siguruar kështu një shifër rekord. “The Dark Knight” e mbante këtë çmim me shifrën 536 milionë dollarë.

Filmi komedi dhe fantazi është në rrugë për të kaluar edhe “The Super Mario Bros”, filmi që fitoi 574 milionë dollarë, me fitimet më të larta të vitit 2023 në SHBA.

“Barbie” ka gjithashtu një shans për t’u bërë filmi me fitimet më të larta të vitit 2023 në mbarë botën, pasi arriti në 1.2 miliardë dollarë globalisht, pas filmit “Super Mario Bros” me 1.35 miliardë dollarë.

Pas publikimit në korrik, “Barbie” është bërë gjithashtu edhe filmi “live-action” me fitimet më të larta, i drejtuar nga një grua. Me Margot Robbie dhe Ryan Gosling, “Barbie” u publikua në të njëjtën ditë me filmin e fundit të Nolan, “Oppenheimer”, duke krijuar fenomenin “Barbenheimer” i cili rriti suksesin e të dy filmave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat