Coleen Rooney flet për tradhtinë e Wayne: Të paktën unë e di se çfarë bën ai

Mediale Vip

Coleen Rooney flet për tradhtinë e Wayne: Të paktën unë e di se çfarë bën ai

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 15:47
Coleen dhe Wayne Rooney

Coleen Rooney së fundmi gjatë një interviste ka folur për lidhjen me ish-partnerin e saj, Wayne Rooney dhe vështirësitë që kanë hasur si çift.

Ish-prezantuesja, e cila ka qenë e martuar me futbollistin që nga viti 2008, tha se marrëdhëniet ndonjëherë janë si një betejë.

Ajo ka përmendur vështirësitë që ka përjetuar gjatë martesës me ish-kapitenin e Djajve të Kuq, përfshirë në këtë mes edhe tradhtinë.

“Ne e zotërojmë atë. Të paktën unë e di se çfarë bën burri im, njerëzit gënjejnë veten”, u shpreh gruaja e yllit të futbollit.

Rooney theksoi se dyshja janë të hapur për adresimin e problemeve të tyre martesore dhe pranoi se ishin përballur me ‘kohë të vështira’ në martesën e tyre 15 vjeçare, por dashuria që kishin për njëri- tjetrin ishte ajo për të cilën ia vlente të luftohej.

“Nëse nuk ka më dashuri atëherë është e kotë, nëse po atëherë keni diçka për të luftuar”, u shreh Coleen.

Çifti kanë katër fëmijë së bashku, gjersa shprehet se nuk kanë pasur martesë të thjeshtë dhe të lehtë.

Futbollisti i Anglisë ka tradhtuar ish-gruan e tij kur mori pjesë në një ‘ treshe’ me dy prostituta, menjëherë pas lindjes së një prej fëmijëve të tij.

Gratë e përfshira më vonë vazhduan të shijonin kohën që ishin në qendër të vëmendjes me Helen Wood duke u bërë kështu kampione e “Big Brother”.

Shumë nga kohët e tyre të vështira kanë qenë në sytë e publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat