Mozzik konfirmon se është në një lidhje dashurie

Mediale Vip

Mozzik konfirmon se është në një lidhje dashurie

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 15:49
Mozzik

Reperi nga Ferizaj, Mozzik, këto ditë ka qenë mjaft aktiv me postime në rrjete sociale.

Ai së fundmi ka hedhur një fotografi në llogarinë e tij në InstaStory, me anë të cilës ka bërë po ashtu dhe një njoftim.

Artisti shqiptar u ka treguar ndjekësve se nuk është më beqar, por pa zbuluar identitetin e vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën.

Image
Mozzik

“Nuk jam beqar që 11 muaj… e dua atë”, ka qenë përshkrimi që 27 vjeçari ia ka vënë këtij postimi.

Gramos Aliu (emri i vërtetë) ka ngacmuar shpesh ndjekësit me shkrime në lidhje me jetën e tij private.

I njëjti vetëm pak muaj më parë theksoi se mund të martohet sërish këtë vit e gjithashtu edhe të bëhet baba.

Kjo vjen pas lidhjes së re të ish-bashkëshortes së tij, Loredana Zefi me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat