Enca publikon bashkëpunimin e ri me Muharrem Ahmetin, pjesë e klipit edhe i dashuri i saj afrikan

Mediale Vip

Enca publikon bashkëpunimin e ri me Muharrem Ahmetin, pjesë e klipit edhe i dashuri i saj afrikan

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 19:21
Enca dhe i dashuri i saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e saj më të ri.

Ajo ka bashkuar forcat për herë të dytë me muharrem Ahmetin, për të sjellë bashkarisht një këngë të re të titulluar “Albanian”.

Kënga është e zhanrit pop e kombinuar me tallava dhe vija melodike është realizuar nga vet Enca, gjersa muzika nga Fatjon Myftari.

Ndërsa për vargjet e tekstit janë shkruar nga vet Enca dhe Endrit Mumajesi i njohur si MUMA.

Klipi i këngës njashtu si edhe kënga është realizuar me motive patriotike dhe një pjesë e tij është xhiruar në Arenën Kombëtare.

Pjesë e videos muzikore është i dashuri i ri i këngëtares shqiptare, masazheri afrikan Mickey Neblett, i cili në klip mund të shihet duke luajtur në daulle.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit MAX Production në Shqipëri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat