Nga zgjerimi i familjes te projektet televizive të saj dhe Turjanit, flet Orinda Huta

Mediale Vip

Nga zgjerimi i familjes te projektet televizive të saj dhe Turjanit, flet Orinda Huta

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 12:03
Orinda Huta

Orinda Huta ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku u është përgjigjur disa prej pyetjeve të tyre.

Mes të tjerash ajo ka folur edhe për zgjerimin e familjes, duke thënë se disa gjëra kërkojnë kohën e vetë, duke ndarë se pasi fëmija i parë rriten paksa, dyshimet për një fëmijë të dytë rriten po ashtu.

“Edhe unë do doja shumë të kisha një familje të madhe. Vetëm duhet një gjë, mendoj se duhen bërë shpejt, afër me moshë me njëri-tjetrin. Sepse kur je në një farë moshe fillojnë ato dyshimet: “A ia dal dot me 2, a ia dal dot me 3? Fillojnë çik më shumë dyshimet pasi kalon moshen dy vjeçare bebi. Mendoj se janë disa gjëra që duhen bërë në një distancë kohore që ti të fillosh të mendosh për të dytin, të tretin, të katërtin.”-tha ajo.

Orinda ka zbuluar se edhe këtë sezon televiziv do jetë në “Jo vetëm modë” në TV Klan duke thënë se ka nisur edhe xhirimet.

Po ashtu, ajo ka treguar se edhe bashkëshorti i saj Turjan Hysko e ka një projekt të ri. E pyetur se çfarë do ndodhë me të pas mbarimit të “Klanifornia”, moderatorja tha se ai së shpejti do sjellë një projekt të rip or nuk ndau detaje të tjera.

“Po, e ka një projekt të ri që do të vijë së shpejti. Por, do ju flasë vetë ai për këtë gjë se nuk jam e autorizuar.”-tha Orinda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat