Ndryshimi drastik në pamje – Post Malone zbulon sekretin se si i humbi 24 kilogramë

Mediale Vip

Ndryshimi drastik në pamje – Post Malone zbulon sekretin se si i humbi 24 kilogramë

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 12:20
Post Malone

Reperi i famshëm, Post Malone, ka treguar së fundmi sekretin e humbjes së tij mbresëlënëse në peshë.

Këngëtari i “Congratulations” ka rrëfyer se ka hequr në mënyrë të veçantë një produkt, që i ndihmoi të humbiste afro 24 kilogramë.

Coca cola është shumë e keqe. E mirë por shumë e keqe”, ka thënë ai në podcast-in “Joe Rogan Experience”.

Post Malone, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, shtoi se herë pas here e shpërblen veten me një pije të ftohtë, pas ndonjë performance.

“Nëse do të kisha një shfaqje të mrekullueshme, dhe e dini çfarë, po ndihem pak keq, do të marrë një coca cola”, tha ai.

Reperi i “Better Now” pranoi se ai kishte afro 100 kilogramë para se të hiqte pijet e gazuara.

Pa pirë pije me sheqer, Post Malone tha se pesha e tij ra në 83 kilogramë.

Në fillim të këtij viti, fansat e yllit të famshëm filluan të spekulojnë se ai po merrte drogë kur vunë re transformimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat