Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj ndajnë një moment të lumtur nga pushimet e tyre në Greqi

Mediale Vip

Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj ndajnë një moment të lumtur nga pushimet e tyre në Greqi

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 12:28
Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj

Ata janë bashkë prej disa muajsh dhe janë kthyer në një nga çiftet më të dashura për publikun.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Elhaida Dani, e cila u njoh me tashmë partnerin e saj, Ledian Agallijaj, në një spektakël.

“Dancing With the Stars” ishte shou që i bashkoi, pasi Lediani ishte shoqëruesi i artistes shqiptare.

Të njëjtit tani po shijojnë çdo moment me njëri-tjetrin dhe së fundmi ndodhen për pushime në Greqi.

Në një fotografi që kanë shpërndarë në Instagram, dyshja duken mjaft të lumtur.

Përkundër se morën reagime të shumta për lidhjen e tyre, ata po e përjetojnë në maksimum.

Krahas kësaj, sikur Elhaida edhe Lediani po vazhdojnë të jenë të angazhuar në fushat e tyre profesionale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat