Çfarë ka ndodhur? Luiz Ejlli dhe Kiara Tito shfaqen të mërzitur

Mediale Vip

Çfarë ka ndodhur? Luiz Ejlli dhe Kiara Tito shfaqen të mërzitur

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 19:07
Kiara Tito dhe Luizi

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito  janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë.

Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Pas mbarimit të “BBV2” Luizi dhe Kiara kanë qenë shumë të angazhuar me projekte të ndryshme dhe më në fund pas kaq muajsh gjetën pak kohë për të shkuar me pushime. Ata kaluan disa ditë si çift në Turqi, ku kanë ndarë me ne foto dhe video gjatë atyre ditëve.

Image
Kiara Tito dhe Luizi

E tashmë pushimet për ta mbaruan dhe janë rikthyer në Tiranë për të vazhduar me projektet e tyre, por duket se nuk janë shumë të lumtur e këtë na e kanë treguar me foton e postuar në Instastory.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat