Sarah Berisha rikthehet në ekran, ja ku do e shohim ish-banoren e "BBVA"

Mediale Vip

Sarah Berisha rikthehet në ekran, ja ku do e shohim ish-banoren e "BBVA"

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 07:10
Sarah Berisha

“Dancing with the stars” do të rikthejë sërish në ekran Sarah Berishën. Blogerja mori famë me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother” dhe që atëherë ka preferuar që të fokusohet më së shumti tek karriera në rrjetet sociale, ku edhe është ndër blogeret më të ndjekura.

Por ftesa për të qenë në sfidën e kërcimit, ka bërë që ajo mos të ketë mundësi ta refuzojë. Kështu, ajo është emri i radhës që i bashkohet kastës së artistëve, që nga fillimi i tetorit do të nisë në televizion.

Kështu, disa prej personazheve të famshëm që do të marrin pjesë janë pikërisht, Eni Shehu, Lei Kraja, Fjodora Fjora, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi, Nora Istrefi. Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë VIP-at e tjerë që do t’i bashkohen sfidës, në garë për çmimin e madh.

Programi i kërcimit do të nisë në shtator nën drejtimin e Bora Zemanit, e cila do të heqë dorë përfundimisht nga “Përputhen”.

Bashkëprezantuese do jetë edhe Megi Pojani, e cila zë vendin e Eno Popit në “Gold Room”.

Kujtojmë se vitin e shkuar, Megi Pojani ishte një ndër finalistet e këtij spektakli, ndërsa këtë vit ajo merr postim e moderatores, që do të presë të ftuarit në Gold Room. Ndërkaq Bora Zemani ka hequr dorë përfundimisht nga “Përputhen” për t’u bërë kështu moderatore e vetëm këtij formati.

Ndërkaq që emra të tjerë pritet t’i bashkohen sfidës së kërcimit, por emrat e tyre po mbahen sekret nga produksioni për t’u prezantuar në nisje të sezonit të ri që do të nisë deri në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat