Rita Ora tregon çmendurinë e radhës me bashkëshortin! Lahen në kuba akulli për përfitime shëndetësore

Mediale Vip

Rita Ora tregon çmendurinë e radhës me bashkëshortin! Lahen në kuba akulli për përfitime shëndetësore

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 13:47
Rita Ora

Një postim ndryshe ka bërë Rita Ora, e cila ndodhet me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi, në Ibiza.

Përmes një sërë fotosh që ka postuar, ajo rrëfen përvojën e saj të krioterapisë, një metodë e holandezit Wim Hof, e cila thuhet se ofron shumë përfitime shëndetësore, për shembull për të forcuar imunitetin, për të përshpejtuar metabolizmin, për të reduktuar inflamacionin, për të lehtësuar dhimbjet e muskujve, përmirëson gjumin dhe përqendrimin mendor.

Ajo që është e sigurt, është se funksionon për t’u freskuar në mot të nxehtë, për sa kohë që doktori ynë e lejon. Dyshja duket se po kënaqen ndërsa janë në një vaskë me ujë dhe me kuba akulli.

Në mbishkrimin e fotove që ka publikuar në Instagram, ajo e konsideron këtë eksperiencë si çmenduri dhe e quan ekspertin holandes Wim Hof, si një njeri të ëmbël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat