Arbana Osmani ndan disa grimca nga dasma private me Eduart Grishajn

Mediale Vip

Arbana Osmani ndan disa grimca nga dasma private me Eduart Grishajn

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 14:45
Arbana Osmani me Eduart Grishajn

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare në martesë në qershor.

Çifti realizoi një ceremoni shumë private në Itali, me praninë e njerëzve më të dashur. Vetëm një foto kanë ndarë ata nga dasma e tyre ku çifti shfaqen duke u puthur teksa qëndrojnë vetëm para kishës.

Sakaq, sot Arbana ka ndarë një postim me foto të ndryshme në Instagram. Mes tyre është edhe një collage me foto të vogla nga dasma, ku shihet pak ambienti brenda kishës, disa foto të saj me Eduartin, një foto e të ftuarve, Joni që mban unazat.

Image
Arbana Osmani me Eduart Grishajn

Arbana shkruante javë më parë në postimin e vetëm rreth dasmës:

“Bashkë ne të dy

Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.
Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq.

Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.

Faleminderit Zotit për gjithçka

Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat