Ronaldo Sharka i dërgon një mesazh Fred De Palma pas lidhjes me Jori Dellin

Mediale Vip

Ronaldo Sharka i dërgon një mesazh Fred De Palma pas lidhjes me Jori Dellin

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 10:35
Ronaldo Sharka, Fred De Palma dhe Jori Delli

Lidhja e Jori Dellit me reperin italian Fred De Palma ka qenë kryefjalë e mediave sociale këto ditë. Çifti po shijon disa ditë pushimi së bashkë në një arratisje ekzotike teksa kanë zgjedhur të kenë një romancë të ekspozuar ndaj syrit të publikut.

E kur të gjithë duket se kanë diçka për të thënë rreth kësaj lidhjeje, miku i Jorit, Ronaldo Sharka, i ka dërguar një mesazh në shqip partnerit të saj. Me nota humori dhe ironie ai i shkruan atij ta mbajë mirë Jorin dhe shton se nëse e bën të derdhë edhe një pikë të vetme loti shqiptarët do ngrihen në protestë.

Ai i thotë ta trajtojë me dashuri si princeshë dhe mos ta lëjë të stresohet për asgjë. 

Image
Mesazhi

Dyshojmë që Fred të ketë mësuar shqip, por ndoshta Jori ia përkthen mesazhin e mikut të saj dhe ndoshta atëherë ai mund t'i kthejë një përgjigje Ronaldos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat