Posta e Kosovës nderon Violeta Rexhepagiqin

Mediale Vip

Posta e Kosovës nderon Violeta Rexhepagiqin

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:08
Pulla

Nga sot, Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Personalitete – Violeta Rexhepagiq”, për nderim të gazetares dhe kantautores avangarde të rok skenës kosovare të viteve ’80-ta.

Violeta Rexhepagiq u lind në Prishtinë, në shkurt të vitit 1965. Karrierën muzikore e filloi në fëmijëri, si interpretuese e rreth 40 këngëve për fëmijë. Ndërkaq, në vitet e ’80-ta solli një stil unik dhe avangardë në rok skenën kosovare. Ajo përfaqësoi për dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së ish Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”, njëherë me grupin “Vivien” dhe njëherë si soliste.

Përpos si interpretuese, Violeta ishte autore dhe gazetare e disa emisioneve në Televizionin e Prishtinës. Me mbylljen e TVP-së, Violeta angazhohet nga Skynews si raportuese nga zonat e luftës. Pas luftës në Kosovë, e vazhdoi veprimtarinë në lëmin e gazetarisë në RTK, deri më ndarjen e hershme nga jeta në vitin 2020.

Posta e Kosovës përmes Filatelisë së saj edhe në të ardhmen do të nderojë personalitete të shquara, me të cilat do të afirmojë vendin tonë në gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat