2023-shi i Dhurata Dorës, përmbyll sezonin me koncert internacional në Turqi

Mediale Vip

2023-shi i Dhurata Dorës, përmbyll sezonin me koncert internacional në Turqi

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 21:15
Dhurata Dora

Krijuesja e shumë hiteve, Dhurata Dora, ka korrur suksese edhe këtë sezonë ku ka mbajtur koncerte të shumta si në Kosovë, në Shqipëri dhe natën e mbrëmshme ka performuar në Alanya të Turqisë.

Në këtë koncert internacional ajo ka ndezur atmosferën duke performuar hitet e saj.

Në pamjet e publikuara shihet se aty ka pasur mijëra pjesëmarrës të cilët janë argëtuar pafund.

Artistja ka një karrierë të suksesshme dhe këngë të njohura që kanë arritur të kapin famën ndërkombëtare.

Përmes koncerteve arriti të prezantoi spektakël të vërtetë për të gjithë ata që e ndjekin.

Në koncerte u shfaq me një përzgjedhje brilante këngësh që shkëlqyen nga performancat e saj energjike dhe emocionuese ku arriti të shkaktoi atmosferë bombastike. Fansat që morën pjesë në koncerte nuk hezituan të fshehin entuziazmin e tyre.

Pas performancave, rrjete sociale si Instagrami, Facebook e Snapchat u mbushën me postime, video dhe komente të fansave të cilët ndanin momentet e preferuara nga paraqitjet e artistes.

Ndërsa sezoni i verës ka përfunduar, shpresat dhe pritjet për projekte të reja dhe performanca të tjera emocionuese po priten me padurim nga fansat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat