Serena Williams bëhet nënë për herë të dytë

Mediale Vip

Serena Williams bëhet nënë për herë të dytë

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 06:24
Serena Williams

Serena Williams është bërë nënë sërish.

Ylli i tenisit njoftoi se ka mirëpritur fëmijën e dytë, një vajzë të quajtur, Adira River Ohanian.

“Mirë se vjen engjëlli im i bukur”, ka shkruar ajo.

Në klipin, i cili u vendos në melodinë e “Beautiful” të Bazzi-t, Williams dhe bashkëshorti i saj, Alexis Ohanian, u panë të ulur pranë një tavoline, duke u përqafuar dhe duke ndarë një puthje me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i Williams ndau gjithashtu disa fotografi në Instagram duke shkruar: “Mirë se vjen, Adira River Ohanian”.

“Jam i lumtur të njoftoj se familja jonë ka mirëpritur një vajzë të shëndoshë”, shtoi ai.

“Serena Williams më ke dhënë një dhuratë të pakrahasueshme. Faleminderit të gjithë stafit mjekësor që u kujdes për gruan dhe vajzën tonë. Nuk do ta harroj kurrë momentin kur e prezantova Olympian me motrën e saj të vogël”, theksoi mes tjerash Ohanian.

Serena dhe Adira, 40 vjeçar, mirëpritën Olympian në shtator të vitit 2017.

Të njëjtit kujtojmë që janë të martuar që nga nëntori i vitit 2017. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat