Rihanna kërcënon me padi dy shqiptare nga Kosova

Mediale Vip

Rihanna kërcënon me padi dy shqiptare nga Kosova

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 11:46
Rihanna

Dy shoqe nga Kosova, me banim në Zvicër, Florjana dhe Rita u bënë gati të shpërthenin me labelin e tyre të modës në këtë industri.

Por këngëtarja e famshme botërore ka kërcënuar me pady dy kosovaret duke frenuar paksa futjen e tyre fuqishëm në treg.

“Ne jemi një kompani e re dhe thjesht donim të fillonim me shkronjat e para të emrave tonë. Biznesin e regjistruam në Zyrich dhe emri i Rihannës nuk asocionte asgjë me punën tonë.

Ishte fundi i botës për ne kur avokatët e Rihannës na kërcënuan ne. Rihanna është shumë e madhe dhe ne nuk e kemi në plan të futemi në procesi gjyqësore me të. Ne kemi tani një emër tjetër”, kanë thënë dy kosovaret për mediat zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat