U martua në fshehtësi, Rita zbulon sesi e zgjodhi fustanin e nusërisë në momentet e fundit

Mediale Vip

U martua në fshehtësi, Rita zbulon sesi e zgjodhi fustanin e nusërisë në momentet e fundit

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 09:23
Rita Ora

Rita Ora u martua me regjisorin Taika Waititi një vit më parë, por vetëm së fundmi ata vendosën të ndajnë pamje nga dasma.

Rita kishte zgjedhur për ditën e saj më të rëndësishme një fustan tyli, të ngushtë, me një mëngë dhe dukej tejet elegante.

Por në një intervistë për Vogue ajo tregon se fustani nuk ishte bërë me porosi siç bëjnë të gjithë yjet botërorë.

Image
Rita Ora

Rita vendosi ta zgjedhë fustanin në momentet e fundit para dasmës duke shkuar në një nga dyqanet e Tom Ford.

“Nuk e dija nëse fustani i duhur do të ishte në qytet dhe thjesht rrezikova dhe shkova në dyqanin e Tom Ford.

Ata e kishin dizenjuar në mënyrë të përsosur me vello, në madhësinë time, nuk nevojiteshin ndryshime për të”, u shpreh ajo.

Image
Rita Ora

“Dua të them, ishte sikur ishte menduar të ishte për mua, për të qenë e sinqertë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat