“A mke dashtë” – lansohet dueti i Elinel me Dafinën

Mediale Vip

“A mke dashtë” – lansohet dueti i Elinel me Dafinën

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 19:57
Elinel me Dafinën

“A mke dashtë” është titulli i këngës më të re që ka ardhur si bashkëpunim ndërmjet Elinel dhe Dafina Zeqiri.

Projekti i ri muzikor është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe pritet të pëlqehet nga fansat e dy artistëve.

Bini Diez qëndron prapa këtij projekti, të cilin e ka realizuar në produksion me Cricket, ndërsa melodinë e ka bërë së bashku me reperin.

Tekstin e ka shkruar Elinel se bashku me Donjetën, ndërsa për anën vizuale është kujdesur produksioni Smart Motion.

Theksojmë se gjatë këtij viti, Dafina ka qenë shumë aktive duke sjellë hite të njëpasnjëshme, ndërsa realizimi më i fundit muzikor ka qenë dueti me Elgit Dodën, “Si mua”.

Në anën tjetër, edhe Elinel ka qenë mjaft produktiv gjatë vitit 2023 duke sjellë disa projekte muzikore dhe së fundmi ka bashkëpunuar me Skerdin në publikimin e bashkëpunimit “Gaso”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat