Është më i shikuari në Netflix, por filmi i Gal Gadot tallet nga kritikët

Mediale Vip

Është më i shikuari në Netflix, por filmi i Gal Gadot tallet nga kritikët

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 23:59
Gal Gadot

Trilleri aksion me Gal Gadot në rolin kryesor, është aktualisht një hit në mesin e shikuesve të Netflix, por kritikët nuk janë aspak entuziastë për këtë film.

Vetëm një javë pas fillimit të shfaqjes, “Heart of Stone” zuri vendin e parë në shikueshmëri me më shumë se 30 milionë orë shikime.

Mirëpo, shumë kritikë e kanë krahasuar me filmat “Mission Impossible” të Tom Cruise duke e etiketuar si “Misioni i pamundur i vajzës së gjorë” dhe “Grabitja e raporteve speciale”.

Filmi është bërë me regji të Tom Harper, i cili ka punuar në serialin “Peaky Blinders”, ndërsa skenari është shkruar nga Greg Rucka dhe Allison Schroeder.

Në film, Gal Gadot portretizon Rachel Stone, një hakere që punon për Shërbimin e Inteligjencës Sekrete (MI6) dhe ekipi i saj përbëhet nga agjentët Parker (Jamie Dornan), Yang (Jing Lusi) dhe Bailey (Paul Ready).

Por, MI6 nuk e di se Stone është një spiune që punon për një organizatë sekrete të quajtur Charter.

Edhe pse traileri tërhoqi shumë vëmendje pas publikimit dhe filmi është një nga më të ndjekurit në Netflix, ai ka një vlerësim 5.7 në IMDb. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat