Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare Hersa Paradi, aktorja e njohur u diagnostikua me tumor në tru

Mediale Vip

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare Hersa Paradi, aktorja e njohur u diagnostikua me tumor në tru

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 09:35
Hersa Paradi

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare, Hersa Paradi, e njohur edhe nga roli i “mësueses” në “ Shtëpia e Vogël në Livadh ”.

Aktorja e njohur u diagnostikua me tumor në tru dhe në fund nuk ia doli. Ajo dha frymën e fundit të mërkurën në Norfolk, Virxhinia, në shtëpinë e djalit të saj, Jonathan.

Sipas Hollywood Reporter, Hersha Paradi kishte dhimbje para se të ndërronte jetë. Tumori me të cilin ajo u diagnostikua, i njohur edhe si meningioma, shfaqet më shpesh tek gratë dhe zbulohet në moshat më të mëdha.

Muajin e kaluar, djali i saj filloi një fushatë GoFundMe për ta ndihmuar atë me koston e shpenzimeve mjekësore. Siç kishte deklaruar, ai besonte se këto para do të përmirësonin cilësinë e jetës së nënës së tij dhe do t’i jepnin asaj mbështetjen që i nevojitet në këtë kohë të vështirë.

Kush ishte Hersha Paradi?

Emri i saj i vërtetë ishte Betty Sandoff. Ajo lindi më 25 maj 1945 në Berea, Ohio.

Ajo filloi karrierën e saj duke interpretuar në teatrin lokal përpara se të transferohej në Los Anxhelos në fillim të viteve 1970 për të ndjekur ëndrrën e saj.

Karriera e saj televizive filloi me një episod të Bearcats! i cili u transmetua në vitin 1971. Më pas dhe pas disa roleve, aktorja bëri audicionin për të luajtur Alice Garvey në Little House on the Prairie, një rol që e bëri atë të famshme në publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat