Selena Gomez, Miley Cyrus dhe Ariana Grande publikojnë këngët e tyre në të njëjtën kohë

Mediale Vip

Selena Gomez, Miley Cyrus dhe Ariana Grande publikojnë këngët e tyre në të njëjtën kohë

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 10:00
Selena Gomez, Miley Cyrus dhe Ariana Grande

Tri këngëtaret e njohura, Selena Gomez, Miley Cyrus dhe Ariana Grande, të gjitha kanë vendosur të publikojnë projektet e reja muzikore në të njëjtën kohë.

Selena Gomez paralajmërimin për këngën e saj të re e bëri  javën e kaluar përmes një shkrimi në Twitter.

Ajo shtoi se derisa po vazhdon të punojë në albumin e saj të tretë në studio, siç u shpreh, “dëshironte të publikonte një këngë argëtuese”.

Miley Cyrus njoftoi gjithashtu javën e kaluar se  do të publikojë këngën e saj të re “Used to be Young”.

Kurse Ariana Grande po feston 10-vjetorin e publikimit të albumit të saj debutues “Yours Truly”, e përveç këngës së re që do ta publikjë ajo ka paralajmëruar edhe disa bashkëpunime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat