Miliarderi italian, Flavio Briatore flet për pushimet në Shqipëri

Mediale Vip

Miliarderi italian, Flavio Briatore flet për pushimet në Shqipëri

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 15:31
Flavio Briatore

Biznesmeni i njohur Italian, Flavio Briatore, tha se do vinte për pushime në Shqipëri ku shërbimet janë të shkëlqyera, deti njësoj si në jug të Italisë dhe mikpritja e jashtëzakonshme.

I ftuar në emisionin ‘Zona  Bianca’ në kanalin televiziv Rete4, biznesmeni 73-vjeçar i njohur për jetën dhe pushimet luksoze pohoi se e njeh shumë mirë vendin tonë. Ai thotë se nuk do kishte asnjë problem të vinte të pushonte në bregdetin shqiptar.

Do të bëj një pyetje provokuese, ti do të shkoje me pushime ne Shqiperi?

“Po, pa asnjë problem”.

“Shkëlqyeshëm.”

“Unë e njoh Shqipërinë shumë mirë. Deti është shumë i bukur. Shqipëria si Italia e para 10 ose 20 viteve si Ricone ose Rimini. Ka mikëpritje të jashtëzakonshme. Nëse më jepet rasti do të shkoja me pushime në Shqipëri.

“Ta bëra këtë pyetje sepse publiku ka një imazh tëndin që bën pushime luksoze dhe super komode, por ti po thua që edhe një vend me një det të bukur si Shqipëria mund të jetë një destinacion shumë i përshtatshëm?“

 “Sigurisht që po.”

Nuk janë vetëm kostot më të ulta në vendin tonë, por si përparësi shihet distanca e vogël gjeografike e Shqipërisë krahasuar me destinacionet e shteteve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat