Liam Payne shtyn turneun për shkak të problemeve shëndetësore

Mediale Vip

Liam Payne shtyn turneun për shkak të problemeve shëndetësore

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 22:54
Liam Payne

Liam Payne është detyruar ta shtyjë turneun e tij të ardhshëm për shkak të problemeve shëndetësore.

Ylli i “One Direction”, 29 vjeçar, do të performonte para mijëra fansave në Amerikën e Jugut, por për shkak se ishte në spital do të thotë se kjo nuk mund të ndodhë.

Teksa bëri njoftimin, artisti dukej jashtëzakonisht i dëshpëruar në një video të ndarë në rrjete sociale, gjersa zbuloi se kishte një infeksion në veshka.

“Kjo është me të vërtetë gjëja e fundit që doja t’ju thoja, por në thelb, kohët e fundit nuk kam qenë mirë dhe përfundova në spital me një infeksion të rëndë të veshkave”, u shpreh ai.

“Ne filluam provat por më kanë këshilluar që tani nuk është koha e duhur për të dalë derisa të shërohem”, vazhdoi këngëtari.

Liam premtoi një ‘shoë edhe më të madh, më të mirë’ në të ardhmen, por i këshilloi fansat që të kujdeseshin për rimbursimet ndërkohë.

Krijuesi i hitit “Strip That Down” gjithashtu shkroi krahas videos: “Me zemër të thyer më duhet t’ju them se nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të shtyjmë turneun tim të ardhshëm në Amerikën e Jugut”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Liam Payne (@liampayne)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat