I nxori gishtin e mesit Sarës, Ledri merr ‘masa’ ndaj Dafinës

Mediale Vip

I nxori gishtin e mesit Sarës, Ledri merr ‘masa’ ndaj Dafinës

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:34
Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Sara Hoxha

Këto ditë kur drama ishte në kulm në trekëndëshin Dafina-Ledri-Sara, situata u reflektua edhe në rrjete sociale.

Dafina i hoqi nga rrjetet e saj sociale çiftin, teksa përmes një reagimi publik ditën e djeshme, u shpreh se ajo është shfrytëzuar nga ta për vëmendje

Situata degradoi pas mesnatës ku Dafina, diss-it të Sarës se ‘disa njerëz duhet të hanë ëmbëlsira që të jenë më të ëmbël’ iu përgjigj duke i nxjerrë gishtin e mesit Sarës publikisht.

E më në fund, duket se kupa është mbushur edhe për Ledrin.

Gjithë këto ditë akuza, përplasje, heqje nga rrjetet sociale, ai nuk e pa të udhës të mos e ndiqte më Dafinën, deri në veprimin e fundit pas mesnate.

Image
Ledri nuk ndjek Dafinen

Duket se nxjerrja e gishtit kundrejt Sarës ka qenë veprimi që e ka bindur Ledrin ta heqë Dafinën nga lista e miqve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat