Kënga “Dance The Night” e Dua Lipës zë vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar

Mediale Vip

Kënga “Dance The Night” e Dua Lipës zë vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 13:03
Dua Lipa

Kënga “Dance The Night” e Dua Lipës u publikua më 26 maj.

Ajo erdhi si një kolonë zanore e filmit “Barbie”, premiera e të cilit ishte në muajin qershor.

Ky projekt arriti suksese të mëdha dhe vetëm për një kohë të shkurtër ka kaluar shifrën e 85 milionë klikimeve në platformën YouTube.

Tani është mësuar se kjo këngë ka zënë vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar, gjersa lajmi i gëzueshëm u bë i ditur nga vet 28 vjeçarja.

“Dance The Night është numër një në Mbretërinë e Bashkuar. Java e ditëlindjes po ecën mirë. Shumë dashuri për të gjithë ata që po e dëgjojnë”, ka shkruar Lipa.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ylli nga Kosova ka bërë gjithashtu debutimin në aktrim si Mermaid Barbie në filmin e Warner Bros.

Ajo shfaqet në film vetëm 30 sekonda.

Ndërkohë që filmi ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë projekti me më së shumti fitime për 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat