Do të performonte në klubin ku ndërroi jetë tragjikisht 17-vjeçari, reagon Fifi!

Mediale Vip

Do të performonte në klubin ku ndërroi jetë tragjikisht 17-vjeçari, reagon Fifi!

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 23:04
Fifi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një klub të njohur të Sarandës, ku ka ndërruar jetë pjesëtari 17-vjecar i stafit, i identifikuar si Antonio Delilaj.

Sipas informacioneve, adoleshenti që punonte në sezonin e verës për të ndihmuar familjen, u përfshi në një aksident me ashensorin e lokalit, të cilit ju këput kavoja, duke e goditur në kokë kamarierin, i cili nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në media e rrjetet sociale kanë qenë me mijëra personat, edhe ata të famshëm, që kanë dhënë mesazhet e ngushëllimit për 17-vjecarin dhe mes tyre ka qenë edhe Fifi. Këngëtarja, e cila në fakt dje duhej të performonte në klubin ku ndodhi tragjedia por nuk mundi për shkak të ngjarjes, ka postuar një mesazh ngushëllimi në Instagram-in e saj, ku shkruan:

Image
Fifi/Instagram

”Ngushëllime Familjes Delilaj. Ngjarja e djeshme më la në shok”.

Do performonte në klubin ku ndërroi tragjikisht 17-vjeçari.

Ngushëllime familjes dhe nga ne, një tragjedi që ka tronditur padyshim të gjithë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat