Nuk do të ketë më koncerte, Dafina Zeqiri jep lajmin për fansat!

Mediale Vip

Nuk do të ketë më koncerte, Dafina Zeqiri jep lajmin për fansat!

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 09:02
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.

Duket se këtë sezon veror Dafina Zeqiri ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.

Ditën e djeshme, Dafina me anë të një shkrimi në rrjete sociale ka bërë me dije fansat se koncertet e saj për këtë verë janë mbyllur dhe tashmë ka ardhur koha për pushime.

Gjithashtu Dafina falenderon çdo person që ka qenë pjesë në koncertet e saj dhe për mbështetjen në projektet muzikore.

"Një sezon e mahnitshme vere. Faleminderit shumë të gjithë ju që keni ardhur në çdo nejë & e keni bërë të paharrueshme. Faleminderit gjithë ju që nuk keni ardhur por keni treguar mbështetje, dashuri në çdo projekt. Koha për pushime & rikthehemi me projekte tjera. Mos të harrojmë edhe albumin."

Image
Postimi i Dafina Zeqirit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat