Rita Ora interpreton në Hungari duke u mbështjellur me flamur të Serbisë, shpërthejnë reagimet

Mediale Vip

Rita Ora interpreton në Hungari duke u mbështjellur me flamur të Serbisë, shpërthejnë reagimet

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 11:02
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora ka performuar në Hungari të shtunën mbrëma në Festivalin e të Rinjve në Szeged.

Por, Ritës gjatë interpretimit iu hodh nga adhuruesit një flamur i Serbisë.

Këngëtarja në vend se ta largonte flamurin, e mori atë dhe e vendosi madje në krah.

Image
Rita Ora

Ky gjest i saj ka ngjallë reagime të shumta në rrjete sociale.

Rita nuk ka reaguar ende në lidhje me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat