Reagon Rita Ora: Flamuri mu dha nga një fans, më pas e kuptova se ishte serb, jam shqiptare krenare

Mediale Vip

Reagon Rita Ora: Flamuri mu dha nga një fans, më pas e kuptova se ishte serb, jam shqiptare krenare

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 13:05
Rita Ora

Këngëtarja e njohur, Rita Ora ka reaguar pas videos e cila po qarkullon, ku ajo shihet me flamurin serb.

Ajo në një deklaratë ekskluzive ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket.

Rita Ora është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.

Tutje, Rita për klanin tha se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo Hungarez”.

“Përderisa  i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzitja popullin tim ose familjen time”, është shprehur tutje Rita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat