Shakira do të marrë çmimin ‘Video Vanguard’ në MTV VMAs 2023

Mediale Vip

Shakira do të marrë çmimin ‘Video Vanguard’ në MTV VMAs 2023

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 16:10
Shakira

Shakira muajin tjetër do të marrë çmimin “Video Vanguard” në MTV Video Music Awards 2023.

Të famshmit që janë nderuar me këtë çmim në të kaluarën kanë qenë: Beyonce, Nicki Minaj, Madonna, Janet Jackson, Jennifer Lopez, Rihanna dhe Missy Elliott.

Shakira, 46 vjeçare, do të performojë gjithashtu në skenën e VMA për herë të parë në 17 vjet.

Këngëtarja kolumbiane ka fituar katër VMA gjatë karrierës së saj, duke filluar me fitoren në “International Viewer’s Choice” (Amerika Latine e Veriut) në vitin 2020.

Këtë vit, ajo është nominuar për katër çmime: ‘Artistja e Vitit’, ‘Bashkëpunimi më i Mirë’ (për “XQG” me Karol G) dhe dy nominime në kategorinë latine – për të njëjtin bashkëpunim të Karol G dhe për këngën e saj solo “Acrostico”.

“Shakira është një forcë e vërtetë globale që vazhdon të frymëzojë dhe të ndikojë masën me aftësinë e saj unike muzikore. Ajo është një pioniere për gratë në mbarë botën dhe një nga artistet e para që udhëheq globalizimin e muzikës latine”, tha Bruce Gillmer, shefi i përmbajtjes së muzikës në Paramount+ dhe president i muzikës, programimit dhe ngjarjeve në Paramount.

Taylor Swift kryeson nominimet e MTV Video Music Awards 2023. Ajo kryeson me tetë – shtatë për videoklipin e saj “Anti-Hero” dhe një titull në kategorinë ‘Artisti i Vitit’ – e ndjekur nga SZA, e cila ka gjashtë.

VMA-të do të mbahen në Qendrën Prudential në Newark, New Jersey, më 12 shtator. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat