Jessica Simpson kundërshton njerëzit që kritikojnë peshën e saj

Mediale Vip

Jessica Simpson kundërshton njerëzit që kritikojnë peshën e saj

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 23:11
Jessica Simpson

Jessica Simpson ka dhënë një intervistë të re me Access Hollyëood, ku këngëtarja-aktorja foli kundër njerëzve që kritikojnë peshën e saj dhe sesi ajo po përpiqet të japë një shembull pozitiv për trupin për fëmijët e saj.

“Unë mendoj se më shumë sesa pesha në të cilën njerëzit janë fokusuar, ne duhet të përqendrohemi në mentalitetin tonë për të folur edhe për peshën. Unë mendoj se thjesht nuk ka nevojë të jetë kjo bisedë”.

Simpson vazhdoi të shpjegojë se përfolja në media për trupin e saj ka pasur ndikim tek fëmijët e saj.

“Është shumë konfuze për ta sepse ata thonë. ‘E po, as që e kuptoj këtë, pse nuk thonë se dukesh bukur, mami? Ti dukesh bukur'”, tha Simpson për dy vajzat e saj Maxëell dhe Birdie si dhe djalin e saj Ace, të cilin e ndan me bashkëshortin e saj Eric Johnson.

Ajo shtoi se “Unë kam qenë në çdo madhësi dhe e kuptoj çdo trup, çdo grua, mentalitetin e tyre dhe sa meritojnë modën dhe stilin dhe kjo është një gjë e natyrshme për mua. Me të vërtetë nuk keni nevojë të jeni në madhësinë e dikujt tjetër”.

Duke dhënë shembull për fëmijët e saj, Jessica thotë se nuk ankohet për trupin e saj para tyre dhe as nuk flet për dietë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat