E pyesin rreth Big Brother, Arbana Osmani: Ka mbaruar në maj, nuk kam asnjë përgjigje interesante

Mediale Vip

E pyesin rreth Big Brother, Arbana Osmani: Ka mbaruar në maj, nuk kam asnjë përgjigje interesante

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 00:17
Arbana Osmani

Ajo vazhdon të jetë njëra nga moderatoret më të komentuara shqiptare.

Bëhet fjalë për Arbana Osmani, e cila tashmë më së shumti njihet për prezantimin e Big Brother.

E njëjta së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Njëra nga pyetjet kishte të bënte me reality shoë-n e famshëm, për të cilin 40 vjeçarja dha një përgjigje të prerë.

“Cili ësht personi që ka marrë pjesë në Big Brother VIP Albania që mendon se e meritoi më mirë por u gjykua gabimisht”, ka qenë pyetja që iu parashtrua Osmanit.

“BB për mua ka mbaruar më 6 maj. Kursejini pyetjet për të se nuk kam asnjë përgjigje interesante”, u shpreh ajo.

Ndërkaq një edicion i tretë i këtij formati nuk është bërë e ditur akoma se kur do të fillojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat