Nuk do ta besoni, por ky aktor do të jetë pjesë e filmit të Donald Veshajt dhe Bora Zemanit

Mediale Vip

Nuk do ta besoni, por ky aktor do të jetë pjesë e filmit të Donald Veshajt dhe Bora Zemanit

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 10:13
Donald Veshaj dhe Bora Zemani

Një nga projektet e reja kinematografike i cili pritet të jetë në kinematë tona në fund të këtij viti, është filmi “5 herë jo”.

Bora Zemanin dhe Donald Veshaj kanë nisur xhirimet e nuk kanë munguar as fotot në rrjetet sociale. Por, përmes fotove që qarkulluan në rrjet, u aludua se një nga personazhet që do të jetë pjesë e kastit të aktorëve është këngëtarja Semi Jaupaj.

Ndërkohë që ditën e sotme një tjetër emër ka qarkulluar!

Sipas “Kryefjala”, aktori i mirënjohur i humorit, Agron Llakaj do të jetë pjesë e filmit. Sipas burimeve ai është parë në sheshxhirimin e filmit, pranë ambienteve të Top Channel. Ende nuk dihet roli që ai do të ketë.

Ndërkohë, ne jemi në pritje të zbulimit të detajeve të tjera!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat