Arsyeja pse Miley Cyrus nuk bën më ture do t’u habisë të gjithëve

Mediale Vip

Arsyeja pse Miley Cyrus nuk bën më ture do t’u habisë të gjithëve

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 16:43
Miley Cyrus

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus prej kohësh tashmë ka deklaruar se ka hequr dorë një herë e mirë nga turet, pavarësisht fitimeve apo rëndësisë në karrierë.

Së fundmi përmes një videoje në TikTok ajo ka treguar se mori këtë vendim të rëndësishëm për karrierën e saj muzikore pasi sipas saj turnetë kanë një ndikim negativ në shëndetin e saj.

“Shfaqja është vetëm 90 minuta, por kjo është jeta juaj.”– tha këngëtarja.

30-vjeçarja shpjegoi se të performosh live ka të bëjë me trajtimin e egos tënde për të qenë aktive dhe është e vështirë për të që ta fikë dhe shpesh ka një ndikim jo të mirë në shëndetin e saj.

Të kesh çdo ditë marrëdhënien mes teje dhe njerëzve të tjerë si subjekt dhe vëzhgues nuk është e shëndetshme për mua, sepse më fshin njerëzimin dhe lidhjen time me fansat, kjo gjë më largon inspirimin për të shkruar këngë”, u shpreh Miley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat